Disa banorë të një shtëpie kanë mbetur jashtë në këtë natë më shira të rrëmbyeshëm. në një video të publikuar nga “joq”, shihet se si shtëpia është përfshirë nga flakët.
Krahas videos shkruhet se një kabëll i tensionit të lartë ka marrë flakë dhe ka rënë mbi banesë. Kështu është djegur e gjithë shtëpia më pas, dhe banorët kanë përfunduar jashtë.
Ata shprehen se shteti nuk u ka ardhur në ndihmë.
“JOQ, shi ca bohet n’Babrru. Tensioni i lart ka prek shpine, nuk duket askush nga shteti”.– shkruan qytetari, sipas JOQ.
Një mot i keq ka përfshirë kryeqytetin pasditen e sotme me rrebeshe shiu dhe erëra të forta. Zona e Dons Boskos është pakalueshme për shkak të përmbytjes së shirave dhe akset kryesore jaën bllokuar nga një trafik i rënduar.