AKTUALITET, 23 Shtator 2019, 22:07

“I thashë vajzës, mbahu”, Braçe rrëfen tmerrin e tërmetit: Pa dyshim që pata shumë frikë

“I thashë vajzës, mbahu”, Braçe rrëfen tmerrin

Zëvendëskryeministri Erion Braçe, i ftuar në emisionin “Open” ka rrëfyer tmerrin e përjetuar nga tërmeti që lëkundi vendin pasditen e së shtunës.

Braçe u shpreh se, padyshim që ka pasur frikë, ndërkohë që ka pritur që të dalin të gjitha gratë e moshuara para tij.

“Ishte ditë e shtunë. Isha në shtëpi. Nuk kishte ndonjë shenjë, pavarësisht njoftimeve që kanë bërë më parë disa politikanë.

Në të njëjtin pallat ku skelat janë akoma dhe njerëzit punojnë ende atje. Ai punonte me trapan. Ishte në skelë. I kam ulëritur atij të parit, i thashë mbahu, pastaj vajzës time. Kam dalë nga pallati. Kam pritur të dalin para meje të gjitha gratë e moshuara. Pastaj jam përpjekur të bëj detyrën time. Pa dyshim që pata frikë. Po të ikësh, nuk shpëton. Vajza ime qëndroi poshtë një dere, e kishte lexuar në internet këtë gjë.

Në mungesë të dijenisë për rregullat se si mund të reagosh në të tilla raste, natyrisht që lind një gjendje më e rënë. Imagjino, njerëz që dilnin nga pallatet por rrinin poshtë pallateve”,- u shpreh Braçe.