TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Tërmeti i fuqishëm që goditi dy ditë më parë i ka lënë njerëzit me ‘trauma’. Sapo dëgjohet një tronditje, të gjithë mendojnë se është goditje tërmeti dhe vrapojnë për të dalë diku jashtë.
Një moment paniku ka përjetuar edhe moderatorja Alketa Vesjiu, teksa është ‘live’ në edicionin e parë të spektaklit “Dance ëith me”.
Sapo ka dëgjuar një bubullimë, Alketa është trembur dhe e ka zënë paniku.
“Uaaa,…uaa ua qenka bubullimë. Kujtova se ra tërmet,”- tha moderatorja.
Ndërkohë një mot me shira të rrëmbyeshëm dhe me shtrëngata ka pushtuar Tiranën pasditen e sotme. Dy ditë pas panikut të krijuar nga tërmeti i fuqishëm, tashmë kryeqyteti është nën pushtetin e shirave të rrëmbyeshëm dhe shtrëngatave.