TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Drejtuesi i portalit "Syri.net", Çim Peka, ka rrëfyer në emisionin Opinon, versionin e tij për ngjarjet e ditës së djeshme, ku një gazetar i portalit u shoqërua në polici, pas botimit të një lajmi se një tërmet i fuqishëm do të binte në Shqipëri.
Peka tha se lajmi është marrë nga media të tjera dhe se sulmi ndaj tij është politik. Ai gjithashtu deklaroi se drejtori i policisë, Ardi Veliu, i ka bërë presion gazetarit, që të mashtrojë dhe të thotë se këtë lajm e ka përcjellë në redaksi për botim Çim Peka.
"Top Channel ka dhënë një intervistë të një sizmiologu grek, që thotë se në orët në vijim mund të ketë tërmet shkatërrues. Top Channel e ka fshirë këtë lajm. Në intervistën e Top Channel të marrë nga të gjithë mediat, sizmiologu grek thotë se tërmetet e tjera mund të jenë më të vegjël por forcë shkatërruese.
Unë kam qenë në udhëtim, hap rrjetet sociale dhe shoh një lajm të 360 gradë dhe më del e njëjta gjë. Gazetari në redaksi e ka botuar dhe më tha e botuam edhe ne, e morëm në disa vende. I thashë hiqe urgjent dhe bëj përgënjeshtrim.
Lajmi ka qëndruar 3 deri në 5 minuta. I bëhet foto këtij lajmi dhe e shpërndan Rama në faqen e tij. Nëse ka njeri që ka hapur panik, e ka hapur Rama. Tek Syri nuk mund ta ketë parë njeri për 3 minuta. Duke dashur të sulmojë Syrin, Rama ka hapur panik. Më pas Rama thotë duhet të dënohen, zëvendëkryeministri, gruaja që është minister e mbrojtjes, thotë do dënohen me burg. Më marrin gazetarët në telefon dhe më thonë ka ardhur policia. Më thanë në telefon policët se do të bëjmë verifikim. I thashë me këtë rast, merrni edhe Blushin për lajmin e orës tre.
Ndjej përgjegjësi profesionale, sepse ata që e kanë lexuar nuk kanë borxh të futen në panik. Më cënohet imazhi dhe serioziteti i portalit. I thashë policisë nuk jam në Shqipëri.
Gazetari më tha unë mbaj përgjegjësi për cdo gjë që kam hedhur, unë e kam parë tek Shekulli dhe Top Channel, kam njoftuar dhe familjen time.
Gazetari është mbajtur nga Ardi Veliu dhe Tonin Vocaj, në polici deri në orën 5. Është pyetur a është i siguruar në punë dhe të thonë se lajmin e ka cuar Cim Peka. Ka një kërcënim publik. Sot në orën 12 kanë marrë kryeredaktorin dhe i thoshin, thuaj që lajmin ta ka dhënë Cim Peka dhe ikën në shtëpi. Shqiptarët duhet ta dinë që unë kam një të sëmurë mendor përballë. I garantoj shqiptarët që nuk do heq dorë nga profesionalizmi", u shpreh Peka.
/TPZ.al/