AKTUALITET, 23 Shtator 2019, 23:01

“Në 10 minuta 290 shkarkesa elektrike”, stuhi dhe reshje në Shqipëri

“Në 10 minuta 290 shkarkesa elektrike”, stuhi dhe reshje

Ditën sotme vendi është përfshirë nga reshje të dendura shiu të cilat rritën intensitetin e tyre gjatë orëve mbrëmjes.

Reshjet e rëna orët e fundit kanë shkaktuar probleme në disa qytete të vendit, ku në Tiranë janë rrëzuar pemë si dhe janë përmbytur disa rrugë.

Reshjet e shiut janë përqendruar kryesisht në Shqipërinë Qendrore e Veriore, ku dhe kanë shkaktuar më shumë probleme.

Stuhia është shoqëruar me vetëtima e erë të fortë, ku sipas matjeve nga SHMU, në 10 minuta ka pasur 290 shkarkesa elektrike.

Parashikimi nga SHMU:

Reshjet e shiut në formën e shtrëngatave e stuhive po ushtrojnë aktivitetin e tyre në qytetet Tiranë, Lezhë, Elbasan. Sasia më e madhe e reshjeve është regjistruar në qytetin Lezhës me 53.0 mm, Shkodrës me 26.0mm, Tiranës 9.6mm. Kjo situatë është shoqëruar edhe me erë të vrullëshme deri në 15-18 m/sek.

Për orët në vijim reshjet intensive shoqëruar me shtrëngata e stuhi do të mbeten më të përqëndruara në Shkodër, Lezhë, Durrës e Tiranë.

Përmirësimi i situatës pritet të vijë gradualisht nesër në pjësën e dytë të ditës.