TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Jurgen Klop ka fituat sot çmimin si trajneri më i mirë i vitit, pasi ka drejtuar Liverpulin në triumfin në Ligën e Kampioneve. Një sukses që i ka dhënë atij trofeun e “The Best” që organizohet nga FIFA dhe ku ai garonte përballë dy emrave të tjerë shumë të njohur si Mauricio Poçetino dhe Pep Guardiola.
Gjermani, me stilin e tij unik, sapo mori trofeun nuk ngurroi të bënte batutat e zakonshme të sinqerta para sallës të mbushur me yjet e futbollit botëror.
“Poçetino, më vjen keq. Ju humbët finalen dhe ne e fituam. Kjo është arsyeja pse tani jam këtu. Dua të falënderoj shumë njerëz, pronarët e klubit që më dhanë në dispozicion një ekip të jashtëzakonshëm. Kam nderin të drejtoj një grup lojtarësh të jashtëzakonshëm.
Ajo që më bën krenar është që bëj pjesë në “Common Goal” (organizata e krijuar nga Huan Mata ku sportistët dhurojnë një pjesë të rrogave të tyre për bamirësi). Nëse nuk e dini se çfarë është, kërkojeni në Google”, ishin fjalët e Klop para sallës.