TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha do të mbledh në një takim nesër aleatët e tij opozitarë. Takimi do të mbahet nesër në orën 14:00 në selinë e PD-së.
Aktualisht nuk dihen detaje rreth kësaj tryezë, ku në qendër të diskutimit do të jetë aksioni opozitar që do të ndërmarrin partitë joparlamentare, çështja e reformës, platforma e opozitës, plani kombëtar për krizën por nuk përjashtohet edhe çështja e këtyre ditëve, tërmeti.
Kujtojmë se PD dhe partitë e tjera opozitare kanë marrë ftesë nga prezenca e OSBE në Tiranë që të jenë pjesë e tryezës për reformën zgjedhore. Lideri i PD-së ndonëse nuk pranoi dhe as refuzoi ftesën tha se kriza politike nuk zgjidhet vetëm në një takim.