AKTUALITET, 12 Maj 2018, 18:20

Kryetarja e LSI me deklaratë të fortë: Deputetë të PS duan të bashkohen me ne, por

Monika Kryemadhi në intervistën e saj në Neës24 në emision Kjo Javë”, ka treguar se ka deputëtë të maxhoranxcës që nuk janë dakord me Ramën dhe duan që të bashkohen me opozitën.

Ajo tha se ka dhe emra konkretë dhe janë shumë, por nuk mund të thoshte mera konkretë.

Pjesë nga intervista

Si do futet opozita në zgjedhjet e ardhshme?

Ka kohë për të folur për këtë, por ne jemi në një organizim dhe në një rakordim. Por nuk është kjo çështja kryesore, pasi duhet të mendojmë se si duhet tu bëjmë të ardhmen më të mirë shqiptarëve.

E ndien LSI veten të fortë apo të dobët?

Është një forcë politikë që është realitet sot Ka qenë më e sulmuara dhe ajo që ka kaluar pritshmëritë e publikut, se kur thoshin që do marr 8 deputetë mori 19 .

Është gati të jetë i vetëm?

Nuk ka rëndësi nëse vetëm apo të ndarë, qëllim i vetëm është të rrëzojmë Edi Ramën.

Keni pasur raste të deputetëve të PS që kanë ashtu të afrohen me ju?

Po ka pasur plot, por nuk mund të themi emra tani në këtë moment. Ka shumë deputetë që nuk janë dakord me vendimet e Ramës, por nuk mund të bëjnë dot gjë. Pse është dakord Vasilika Hysi me Etlilda Gjonaj? Apo Erion Braçe me Niko Peleshin?

***

“Rama i kërcënon”/ Kryemadhi flet për eksodin nga LSI: Deputetët kanë qëndruar në Kuvend, pasi…

Monika Kryemadhi në intervistën e saj në emisionin “Kjo javë” në News 24, ka folur për marrjen e mandatit të deputeti të ri Spartak Braho , por dhe zërave për largimet ë deputetëve të tjerë nga LSI.

kryemadhi 1

Pjesë nga intervista

Mandati i Brahos?

Uroj që të ketë punë të mbare dhe të jetë mirë për zgjedhjen që ka bërë.

Flitet që do ti bashkohen deputetë maxhorancës?

Nuk ka asnjë shans që të bashkohen me qeverinë. Rama po i kërcënon deputetë të ndryshëm. Ajo që dua të them është një fushatë manipulative, që po bën presion ndaj deputetëve të tij që janë të pa bindur. Edhe rastet që janë parë, që ata kanë qëndruar në Kuvend kanë qenë vetëm për shkak të mungesës në votim, pasi u digjej mandati.