AKTUALITET, 27 Tetor 2018, 12:29

VIDEO/Bombat postare në SHBA: Cesar Sayoc akuzohet pas sulmeve të njëpasnjëshme

Një burrë 56 vjeçar është arrestuar në Florida në lidhje me bombë vënjet që synonin kritikët e Presidentit të SHBA, Donald Trump.

Zyrtarët amerikanë e quajtën njeriun si Cesar Sayoc. Ai përballet me pesë akuza duke përfshirë dërgimin e eksplozivëve dhe kërcënimin e ish-presidentëve.

Z. Trump tha se aktet ishin "të neveritshme dhe nuk kanë vend në vendin tonë".

Katërmbëdhjetë artikuj ekspozivë janë dërguar në ditët e fundit duke përfshirë ish-Presidentin Barak Obama dhe aktorin Robert de Niro.

Dy u gjetën në Florida dhe New York të premten në mëngjes.

Më vonë, në Kaliforni u zbuluan edhe dy të tjerë. Miliarderi dhe donator i demokratëve, Tom Steyer, tha se një pako që i ishte dërguar ishte kapur në një qendër postare në Burlingame dhe një tjetër i adresuar Senatorit Demokrat Kamala Harris u raportua në Sacramento.

Incidentet vijnë më pak se dy javë para zgjedhjeve afatmesme të SHBA, me politikën shumë të polarizuar.

Si reagoi z.Trump?

Presidenti vlerësoi forcat e rendit për arrestimin e shpejtë të të dyshuarit, duke e përshkruar kërkimin si "kërkimin e një gjilpërë në kashtë".

"Këto akte terroriste janë të neveritshme dhe nuk kanë vend në vendin tonë", tha ai. /TPZ.AL/