TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Duart në kokë, as vetë nuk e beson se e ka bërë diçka të tillë. Ljuban Crepulja, futbollisti i Astra Giurgiu, është bërë protagonist i një prej autogolave më të çuditshëm.
Gjithçka ndodhi ndeshjen e djeshme që skuadra e tij luante ndaj CFR Cluj, kryesueses së kampionatit rumun. Në fundin e pjesës së parë, pas një goditjeje dënimi ai shënoi në portën e tij golin që zhbllokoi sfidën.
https://twitter.com/Emishor/status/1307098304170414081?s=20
Pasi topi ishte përplasur në traversë, Crepulja ngatërron krejtësisht shënjestër dhe në vend që ta largonte topin ose ta nxirrte jashtë vijës fundore, e godit me forcë dhe nuk i la asnjë shans portierit të tij që ta ndalte sferën.
Më pas nuk u besonte syve për atë që kishte bërë. I demoralizuar në maksimum, kroati vijoi lojën deri në fund dhe Astra Giurgiu u mposht me rezultatin 0-2, duke u renditur në vendin e fundit pas katër javësh kampionat.