SPORT, 18 Shtator 2020, 23:47

Tërmet tetë ballë, Bayerni shkatërron 8-0 Schalken!

Tërmet tetë ballë, Bayerni shkatërron 8-0 Schalken!


E pabesueshme sfida hapëse e Bundesligës gjermane, mes Bayern Munchen dhe Schalke 04. Kampionët në fuqi të Gjermanisë shkatërruan me rezultatin 8-0 “Mbretërorët Blu”.

Gnabry shënoi tripletë, ndërsa Goretzka realizoi një gol kundër ish-ekipit të tij. Lewandowski nuk mund të mungonte, duke gjetur golin e parë sezonal. Gol dhe për debutuesin Leroy Sane, ndërsa Muller dhe Musiala vendosën rezultatin final në 8-0.

Bayern merr kreun e renditjes që në javën e parë pas kësaj fitoreje fantastike dhe me shumë gjasa, nuk do e lëshojnë më kreun. Të frikshëm!

Golat e ndeshjes