SPORT, 17 Shtator 2020, 20:10

VIDEO/ Vendos supergoli i Ibraimit, Shkëndija vazhdon shkëlqimin në Europë

VIDEO/ Vendos supergoli i Ibraimit, Shkëndija vazhdon shkëlqimin


Shkëndija e Tetovës është kualifikuar për në raundin e tretë eliminator të UEFA Europa League. Kuqezinjtë nga Tetova kanë mposhtur me rezultatin 0-1 ekipin e Botosanit.

Në transfertën e vështirë rumune, vendosi një gol i Besart Ibraimit. Sulmuesi i kuqezinjve realizoi një perlë që në minutën e tretë të sfidës, duke i dhënë avantazhin Shkëndijës dhe duke i befasuar të gjithë.

Nga një pozicion thuajse i pamundur, Ibraimi realizon me një parabolë dhe tund rrjetën, gol që rezultoi shumë i rëndësishëm për kualifikimin e tetovarëve. Një sukses për shqiptarët, një sukses për Ernest Gjokën!