SPORT, 18 Shtator 2020, 14:21

Ndeshje “bombë” për Tiranën, do të luajë në Zvicër ndaj kampionëve të Jang Bojsit

Ndeshje “bombë” për Tiranën, do të luajë


Është hedhur në Nion të Zvicrës shorti, i cili ka përcaktuar çiftet e skuadrave që do të përballen me njëra-tjetrën në fazën “play off” të Ligës së Europës.

Tirana do të përballet me zviceranët e Jang Bojs, ndeshje e cila do të zhvillohet në transfertë për bardheblutë e Egbosë.

Ndeshja do të luhet më 1 tetor, aty ku bardheblutë e drejtuar nga Emanuel Egbo do të kërkojnë historinë për t’u kualifikuar në fazën e grupeve të Ligës së Europës, e cila do të ishte për herë të parë në histori të klubit të Tiranës.