TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Marko Pjaca duhet të vazhdojë t’i tregojë cilësitë e tij në klube të tjera, pasi te Juventusi nuk ka vend për të. Bardhezinjtë kanë vendosur ta huazojnë sërish dhe zyrtarisht ai do të jetë pjesë e Genoa sezonin e ardhshëm. Sulmuesi është gati për këtë aventurë, ndërkohë që në Torino po punojnë edhe për afrimet.
https://twitter.com/juventusfcen/status/1307232805815021568?s=20
Edin Dzeko është objektivi i tyre kryesor për sulmin në Itali dhe në Itali e bëjnë fakt kalimin e boshnjakut te Juventusi. Gjithsesi nuk mjafton vetëm ai për repartin e avancuar dhe tani po tentohet edhe një tjetër lëvizje.
Ditën e djeshme ka pasur kontakte sërish me Everton për Moise Kean. Vetë lojtari është gati të rikthehet në Itali tek ish-ekipi i tij, kurse problemi është marrëveshja mes klubeve.
Juventusi e do në huazim me të drejtë blerje, kurse anglezët duan klauzolë që i detyron ata ta blejnë. Në lojë është futur edhe Mino Raiola, menaxheri i Moise Kean.