TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mesfushori i kombëtares, Emanuele Ndoj ka marrë kritika të shumta pasi shkeli karantinën dhe vendosi të dilte jashtë për të marrë ajër.
Futbollisti ka reaguar së fundmi nëpërmjet rrjeteve sociale, ku thekson se me veprimin e tij nuk ka vënë askënd në rrezik duke qenë se nuk është ulur në asnjë lokal, edhe pse testi i tij i fundit rezultoi negativ.
Megjithatë, lojtari i Breshias di të marrë edhe përgjegjësi, ndërsa shprehet se gaboi dhe se duhej të kishte durim.
“Gabova, nuk duhet të dilja nga shtëpia. Më vjen keq dhe kërkoj falje. Thjesht doja të merrja pak ajër, pasi nuk dilja jashtë prej javësh. Më fajësoni vetëm për këtë gjë. Nuk është mëkat veprimi im, sepse nuk kam vënë askënd në rrezik.
Përshëndeta nga larg disa miq që i takova rastësisht dhe nuk jam ulur në asnjë bar.
Lokali kishte më shumë se një orë që ishte mbyllur, nuk kishte asnjë person aty. Pastaj, në testin e fundit dola negativë dhe e njëjta përgjigje do të dilte edhe në ditën pasardhëse.
Duhet të kisha durim, duhet të prisja testin e dytë. Dakord, e pranoj gabimin, por nuk do të vija askënd në rrezik”, ishin fjalët e Ndojit.