SPORT, 18 Shtator 2020, 21:05

Konfirmohet hapja e stadiumeve, ja dy ndeshjet e Serisë A që do të luhen me tifozë

Konfirmohet hapja e stadiumeve, ja dy ndeshjet e Serisë A që do


Deri në 1000 tifoza do lejohen të ndjekin ndeshjet, Parma-Napoli dhe Sasuolo-Kaljari këtë fundjavë në Serinë A. Ndeshjet në Itali por kudo janë luajtur me dyer të mbyllura për shkak të pandemisë.

Gjithsesi “ANSA” raporton se Stefano Bonaçini, presidenti i regjionit të Emilja Romanës ka dhënë dritën jeshile për rikthimin e tifozëve. Sigurisht numri do jetë i limituar, dhe nuk do lejohen më shumë se 1000 tifozë.

Dy ndeshjet e para që do mirëpresin tifozët pas muajsh mungesë, do jenë Parma-Napoli dhe Sasuolo-Kaljari.