TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Futbolli tregohet shpeshherë i pamëshirshëm dhe diçka e tillë i ka ndodhur Laçit këtë mbrëmje. Bardhezinjtë e Armando Cungut zhvilluan një ndeshje shumë të mirë ndaj Hapoel Beer Sheva në “Elbasan Arena”, por në fund u mposhtën me rezultatin 1-2.
Kyrian Nwabueze zhbllokoi sfidën në minutën e 60-të. Aksion i bukur i Redon Xhixhës në krahun e majtë dhe finalizim me finte i goleadorit amerikano-nigerian. Festë në kampin laçian, por tmerri do të vinte në shtesa.
Ardit Deliu mori kartonin e dytë të verdhë në minutën e 86-të, duke lënë ekipin kurbinas me një lojtar më pak. Arbitri kryesor akordoi gjashtë minuta shtesë, që do të ishin fatale për vendasit.
Kolumbiani Jhonatan Agudelo gjeti golin e barazimit në minutën e parë shtesë, teksa francezi Gaetan Varenne ndëshkon Laçin tre minuta më pas. Festa kalon në kampin izraelit, që sigurojnë një kualifikim drithërues.
Europa League/ Raundi i dytë, stadiumi “Elbasan Arena”
Laçi-Hapoel Beer Sheva 1-2
Nwabueze 60′ / Agudelo 90+1′, Varenne 90+4′)