AKTUALITET, 27 Mars 2019, 10:09

VIDEO/ Aksident në rrugën Peqin-Elbasan, 2 të plagosur, njëri rëndë në spital

VIDEO/ Aksident në rrugën Peqin-Elbasan, 2 të plagosur,

Një aksident rrugor ka ndodhur sot në aksin Peqin- Elbasan, kur mjeti me drejtues shtetasin M.B. ka aksidentuar dy shtetas këmbësorë, burrë e grua me njëri-tjetrit.

Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, ndërkohë që grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Paraprakisht thuhet se burrë e grua janë jashtë rrezikut për jetën. “BalkanWeb” ka mundur të sigurojë edhe një video pak pas aksidentit, ku shenjat e gjakut në vendngjarje janë ende të freskëta.