AKTUALITET, 27 Mars 2019, 08:53

FOTO/ Policia britanike bastis vendin ku punonin shqiptarët, arreston 17 persona

Rreth 17 persona u arrestuan nga policia Britanike e emigracionit në një vend ndërtimi në Sussex në Britaninë e Madhe. Ndërmjet të arrestuarve 10 ishin shqiptarë dhe 7 ishin indianë.

Personat janë arrestuar për shkak të hyrjes ilegalisht dhe tejkalimit të afateve të qëndrimit.

Në Britanin e Madhe ilegalisht kishin hyrë 9 shtetas shqiptarë dhe 2 indianë, ndërkohë 1 prej shqiptarëve dhe 2 indianë kishin tejkaluar lejen e qëndrimit.

Shtetasit punonin në sheshin e ndërtimit si punonjës në të zezë.

Shqiptarët e arrestuat i përkisnin moshës nga 18 deri në 31, ndërkohë që indianët ishin të moshës nga 28 deri në 63 vjeç.

Policia Britanike e Emigracionit bëri bastisjen e zonës pas informacioneve nga ora 10 e mëngjesit të ditës së djeshme. Të gjithë shtetasit janë aktualisht në paraburgim të emigracionit në pritje të largimit nga Mbretëria e Bashkuar.

Ndërkohë përsa i përket vendit të punës në Brighton Road, ka qenë një pishinë, “Aquarena” e cila po konvertohet në më shumë se 140 apartamente luksoze, me një fuqi punëtore të madhe aktualisht në vend.