TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Përfaqësuesja e Zvicrës ka treguar përsëri sot se pa shqiptarët në formë apo në fushën e lojës, nuk ka shanse që të arrijë rezultate të mëdha. Kjo u kuptua pikërisht sot kur në eliminatoret e Euro 2020, i iku nga dora një fitore e sigurt se e mendoi të mbaruar ndeshjen dhe trajneri Petkoviç largoi futbollistët shqiptarë nga fusha e lojës.
Dukej gjithçka e thjeshtë për zviceranët të cilët kaluan në avantazh me Frojler falë asistit të Ajetit, ndërsa dyfishuan shifrat me Xhakën në minutën e 66. Pas golit të Embolo në minutën e 76, Petkoviç e mendoi ndeshjen të mbyllur me shifrat 3-0 dhe nxori nga fusha të dy shqiptarët të cilët kishin qenë protagonistë deri në ato momente.
Danimarka përfitoi dhe në minutën e 84 shkurtoi diferencën me Jorgensen e më pas çoi rezultatin në 3-2 me Gytkjaer kur regjistrohej minuta e 88 e sfidës. Danezët sulmuan pareshtur në fundin e takimit dhe në minutën e 93-të erdhi edhe goli i barazimit i cili la të shtangur të gjithë tifozët e pranishëm në stadiumin Bazelit, pasi rezultati përfundimtar 3-3 tashmë heq Zvicrën nga vendi e parë në grup, e kaluar nga Irlanda.