AKTUALITET, 27 Mars 2019, 00:35

Artan Hoxha shpërthen ndaj Salianjit:O mashtrues ordiner mbrohu mirë...

Artan Hoxha shpërthen ndaj Salianjit:O mashtrues ordiner mbrohu

Gazetari investigativ Artan Hoxha është përplasur ashpër mbrëmjen e sotme në Opinion me ish-deputetin e PD, Ervin Salianji.

Salianji u shpreh se personi që dëgjohet në mostrën e zërit të Agron Xhafajt (vëllait të ish-ministrit Xhafaj) është vet Agron Xhafaj. Mirëpo menjëherë ka ndërhyrë gazetari Hoxha i cili ka thënë se personi që imiton Agron Xhafajn, është agjenti i SHIK-UT, Agron Hyseni.

Ish-deputeti nuk e pranoi këtë ndërhyrje të Hoxhës, duke ju kthyer me tone të ashpra, çka bëri që gazetari të nxirrte disa prova.

Artan Hoxha lexoi live një dokument mes Prokurorisë dhe SHIK-UT, ku ky i fundit vërtetonte se zëri ishte i agjentit të tyre, Agron Laver Hyseni dhe jo i vellait te ish-ministrit Xhafaj

'O mashtrues ordiner. O mashtrues i pacipë. Ja ta lexoj unë atë të SHIKUT tani.

Prokuroria i ka thënë SHIKUT për informacion dhe SHIKU i ka kthyer duke vërtetuar se personi, ishte agjentiAgron Laver Hyseni. Mbrohu në gjykatë se do kesh probleme. Prokuroria ka kërkuar informacione nga SHIKU nëse në këtë ngjarje kishte të përfshirë agjent te SHIKUT', u shpreh Artan Hoxha.