AKTUALITET, 26 Mars 2019, 23:31

PD: Si iu dhanë 34 milionë euro Safet Gjicit dhe Pjerin Ndreut

PD: Si iu dhanë 34 milionë euro Safet Gjicit dhe Pjerin Ndreut

Ish-deputetja e PD, Albana Vokshi, reagoi kundër qëndrimit të Ramës për shërbimet e sigurisë. Sipas saj nga 101 milionë euro të dhëna nga qeveria për shërbimet e sigurisë, 34 milionë i kanë marrë kompanitë e lidhura me deputetët Safet Gjici dhe Pjerin Ndreu.

Dy deputetët socialistë pritet të dorëzojnë mandatet dhe të futen në garë për kryetar bashkie, përkatësisht Gjici në Kukës dhe Ndreu në Lezhë.

“Që nga viti 2014 dhe deri tani, qeveria e Edi Ramës ka tenderuar 101 milionë euro. 1/3-ën e kësaj shume, rreth 34 milionë i ka marrë Safet Gjici dhe Pjerin Ndreu.

SAFET GJICI, nëpërmjet dy shoqërive të lidhura me të, Toni Security dhe Eurogjici Security ka përfituar 24,8 milion euro.

PJERIN NDREU, nëpërmjet kompanisë së lidhur me të, Ndreu Security Service, ka përfituar 9,1 milion euro” – tha Vokshi.