AKTUALITET, 26 Mars 2019, 23:43

Euro 2020 / Italia shëtit me goleadë, telashet e Spanjës i zgjidh Morata

Euro 2020 / Italia shëtit me goleadë, telashet e Spanjës i zgjidh

Italia ka vazhduar rrugëtimin e saj në Euro 2020 me një fitore të pritshme të thellë ndaj Lihtenshtejnit, me shifrat 6-0. Skuadra e Mançinit ka dominuar pa asnjë problem përballë një kundërshtari modest, ku hodhi në fushë shumë emra të rinj.

Në pjesën e parë ishin golat e Sensit, Verratit dhe dy penalltitë e Kualjarelës që i dhanë qetësi skuadrës italiane. Në të dytën, talenti Kin gjeti rrjetën për të dytën ndeshje radhazi, ndërsa edhe Pavoleti debutoi me gol duke vulosur këtë sukses të thellë të italianëve.

Ndërkohë, Alvaro Morata u bë protagonisti i fitores 2-0 në Maltë të përfaqësues së Spanjës. Sulmuesi shënoi nga një gol në secilën pjesë loje për të vulosur suksesin 2-0 ët iberikëve që vazhdojnë të qetë rrugëtimin e tyre.

Grupi D

Zvicër-Danimarkë 3-3

19′ Frojler, 64′ Xhaka, 76′ Embolo / 84′ M. Jorgensen, 88′ Gytkjaer, 90’+3′ Dalsgard

Irlandë-Gjeorgji 1-0

36′ Hurihejn

Grupi F

Maltë-Spanjë 0-2

31′, 73′ Morata

Rumani-Ishujt Faroe 4-1

26′ Deac, 29′, 33′ Keseru, 63′ Pushkash / 40′ (p) Davidsen

Norvegji-Suedi 3-3

41′ Johnsen, 59′ King, 90’+7′ Kamara / 70′ Klaeson, 87′, 90’+1′ Kuaison

Grupi J

Itali-Lihtenshtejn 6-0

17′ Sensi, 32′ Verrati, 35′ (p), 45′ +3′ (p) Kualjarela, 73′ Kin, 77′ Pavoleti

Bosnjë Hercegovinë-Greqi 2-2

10′ Viska, 15′ Pjanic / 64′ (p) Furtunis, 85′ Kolovos

Armeni-Finlandë 0-2