AKTUALITET, 26 Mars 2019, 23:41

“Zgjedhje nëse fitoni një bashki më shumë”. Refuzohet oferta e parë të Edi Ramës

“Zgjedhje nëse fitoni një bashki më shumë”.

Anëtari i Këshillit Kombëtar, Gazmend Oketa i është përgjigjur ftesës së kryeministrit Rama, që deklaroi se nëse opozita fiton një bashki më shumë, atëherë do të organizojë zgjedhje të përgjithshme të parakohshme.

Në studion e emisioni ‘Tempora’, Oketa nënvizoi se propozimi i Ramës ishte ishte i pasinqertë dhe mbi të gjitha populist. “Propozime të tilla apo oferta të tilla nuk mund të bëhën nga mitinje elektorale. Ka mekanizma te tjerë që rrisin besueshmërinë dhe arritjen e qëllimit, nëse është i sinqerte, për arritjen e qëllimit. Propozimi që erdhi nga mitingu apo kongresi elektora, ku njerëzit kryesisht ishin ftuar me hir apo me pahir. Eshte thjeshtë për pupulizëm për tu treguar mbështetësve apo socialistëve, të cilët janë besnik ndaj PS, që sot ka vetëm emrin”, përfundoi Oketa.

Opozita nuk ka vendosur ende nëse do marr pjesë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Krijimi i një qeverie tranzitore pa Edi Ramën kryeministër është kushti i panegoviueshëm i opozitës, që e cilëson mazhorancën aktuale jolegjitime.