AKTUALITET, 26 Mars 2019, 23:37

Protesta tek Drejtoria e Policisë, lirohen gjashtë prej të arrestuarve

Protesta tek Drejtoria e Policisë, lirohen gjashtë prej të

Policia liroi gjashtë prej personave të arrestuar pasditen e sotme tek zona e Unazës së Re. Mësohet se vetëm një person është mbajtur në paraburgim.

Lirimi i tyre bëri që të mbyllet protestave e banorëve të Astirit tek Drejtoria e Policisë ku ata qendruan për katër orë.

Kujtojmë se sot në orën 18:00 banorët e Unazës së Re zhvilluan protesten e perditshme në rrugë, aty ku protestojnë që prej nëntorit, kundër shembjes së banesave. Në përfundim të protestës policia mori me furgona shtatë protestues, mes tyre dhe të mitur.