TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Aleksandër Ndoka, vëllai i ish-deputeti socialist Arben Ndoka u ekzekutua sot në Lezhë me armë zjarri para banesës. Ai ka qenë anëtar i Këshillit Bashkiak të Lezhës dhe para katër ditësh ai ka patur edhe diskutimin e fundit të tij në mbledhjen e këtij këshilli. Aleksandër Ndoka u zgjodh në 2015 anëtar i Këshillit Bashkiak të Lezhës në siglën e “Partia Rruga e Lirisë”.
Para 4 ditësh, Ndoka ngrinte shqetësimin në mbledhje se disa kryetarë fshatrash nuk janë paguar prej disa muajsh, ndërsa nuk kanë dorëzuar vulat e vjetra dhe nuk janë njoftuar për të marrë rejat. Ky ishte diskutimi i tij i fundit në mbledhje, pasi mbrëmjen e djeshme u ekzekutua para banesës së tij.
Video e siguruar nga Report TV:
https://www.youtube.com/watch?v=vQorGpwvrvI