AKTUALITET, 8 Dhjetor 2017, 22:06

Pasojat nga përmbytjet/ "E dhimbshme kur shikoje familje me bufe të Enverit"

Pasojat nga përmbytjet/ "E dhimbshme kur shikoje familje me bufe

Deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu, në “Ekopolitikë” nga Aurora Sulçe në Ora News, thotë se qeveritë nuk investojnë për të parandaluar përmbytjet dhe më pas shpenzojnë më shumë për dëmshpërblimet.

Spahiu:  Kjo është më e rëndë sepse edhe kur mediat nuk duan të japin ato pamjet e varfra atje, me ata njerëz mjerisht keq. Ajo shtëpitë me ato bufetë e kohës është e dhimbshme. Dëmet janë 35 mln euro në vit nga përmbytjet. Nga 2009-2015, llogariten 200 mln euro. 1% e buxhetit, 40 mln euro në vit duhen investuar për përmbajtjen. Hajde ta bëjmë. Mbas 2009 u investua në rrugë, nga 2013 e më tej u investua në Rilindjen Urbane. Hajde të ndryshojmë destinacionin dhe t’i çojmë paratë tek bujqësia. Ka qenë një periudhë 4 vjeçare shumë e rëndë. Ishte ministria e LSI-së që nuk çoheshin fonde dhe nuk ndihmohej.