AKTUALITET, 9 Dhjetor 2017, 08:33

Video/ Ja makina ku u vra Aleksandër Ndoka, vëllai i ish-deputetit të PS

Trupi  i pajetë i Aleksandër Ndokës u gjet në mjetin tip “Mitsubish”, me targa AA 382 SE. Ai është qëlluar përpara derës së shtëpisë së tij.

Në videon e postuar nga Panorama mund të shihni pamjet nga vendi i ngjarjes, dhe makinën ku u krye atentati.

Vrasja e vëllait të Arben Ndokës, Aleksandër Ndoka, dyshohet se ka ndodhur rreth orës 22:30 minuta të së premtes (8 dhjetor 2017).

Burime nga grupi hetimor që po merret me hetimin e vrasjes, thonë se në terren janë gjetur 14 gëzhoja kallashnikovi.

Mësohet se familjarët kanë dëgjuar zhurmë por kanë menduar se kanë qenë fishekzjarre në prag festash.

Ndërkohë policia njoftoi se kanë konstatuar në orën 04:25 minuta (9 dhjetor) trupin e pajetë të 48 vjeçarit në mjetin tip “Mitsubish”, me targa AA 382 SE.

http://www.dailymotion.com/video/x6bdbfs