AKTUALITET, 9 Dhjetor 2017, 11:03

“Ke bërë seks me vëllain tënd?” Rita Petro shokon me përgjigjen që jep mbi incestin dhe impulset e para

“Ke bërë seks me vëllain tënd?” Rita Petro

Poetja Rita Petro ka qenë e ftuar në “Zonë e lirë” ku foli për herë të parë në një studio televizive mbi poezinë e inçesit.

Pyetja e parë  për Petron ishte: “Mos ndoshta Rita Petro kjo gjë ka ndodhur në jetën tënde? Mos ndoshta ke një vëlla dhe ke pasur këtë dëshirë? Mos ndoshta e ke bërë me vëllain tënd?”

Shumë pyetje e bukur”, tha Petro. “Unë nuk kam vëlla po edhe sikur të kisha do ta shkruaja poezinë, kam adhurim babain tim.

Jam rritur në një familje të lirë në mendime. Familja është bërthama e parë ku njeriu ndjen impulset e para.

Mënyra se si thith fëmija gjinjtë e nënës është mëkati i parë inçestual.

Në fund të fundit dihet lidhja e babait me vajzën dhe e djalit me nënën”, nënvizoi poetja.