AKTUALITET, 9 Dhjetor 2017, 08:06

Ekzekutohet me armë zjarri vëllai i ish-deputetit Arben Ndoka

Ekzekutohet me armë zjarri vëllai i ish-deputetit Arben Ndoka

Ekzekutohet me armë zjarri brenda në makinë Aleksandër Ndoka, vëllai i ish-deputetit të Partisë Socialiste Arben Ndoka. Ai ka qënë anëtar në Këshillin Bashkiak të qytetit të Lezhës. Ndoka është vrarë në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme.

Policia informon se është njoftuar rreth orës 04:25 se në lagjen “Nënë Tereza” ka ndodhur vrasja me armë zjarri e Ndokës në mjetin tip “Mitsubish”, me targa AA 382 SE. Aleksandër Ndoka, 48 vjeç, u qëllua për vdekje pranë banesës në lagjen “Nënë Tereza” Lezhë nga persona  të paidentifikuar.

48-vjeçari ka qenë i vetëm në makinë, ndërsa janë sekuestruar kamerat e sigurisë së bizneseve pranë vendit të ngjarjes për të dërguar në identifikimin e autorëve. Sipas dëshmive të para nga familjarët dhe nga banorët e zonës nuk janë dëgjuar të shtëna, duke krijuar dyshimin se ekzekutimi mund të jetë bërë me silenciator.

Policia lokale dhe dy grupe të FNSH nga Shkodra kanë ngritur pika kontrolli për krehjen e zonës me qëllim kapjen e autorëve. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit ndodhet në  vendin e ngjarjes ku po  vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Informacioni i policisë

Me datë 09.12.2017, rreth orës 04:25, Salla Operative është njoftuar se në Lagjen “Nënë Tereza” ka ndodhur një vrasje me armë zjarri.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në Lagjen “Nënë Tereza”, ku kanë konstatuar se në mjetin tip “Mitsubish”, me targa AA 382 SE,  ndodhej trupi i pajetë i shtetasit A.N.,48 vjeç, banues në lagjen “Nënë Tereza” Lezhë, i vrare me arme zjarri nga persona akoma të paidentifikuar.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit ndodhet në  vendin e ngjarjes ku po  vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve.

Në mbështetje të veprimeve që po kryhen nga  D.V.P. Lezhë për kapjen e autorëve, janë dërguar edhe dy grupe të F.N.SH. Shkodër /TPZ.AL/