TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu, akuzoi qeverinë se ka bërë mbi 500 milion fasada për rregullimin e qyteteve, por nga ana tjetër jep shuma qesharake për të përmbyturit.
"Qeveria po jep ndihmë financiare qesharake për të përmbyturit, disa orendi që nuk e ndihmojnë situatën e tyre ekonomike. Jemi në një situatë, ku përmbytjet kanë shkatërruar investime dhe kursime të shqiptarëve. Ndërkohë janë harxhuar mbi 500 milion euro vetëm për fasada dhe sheshet qendrore." - u shpreh Spahiu.
Spahiu u shpreh gjithashtu investimet në sheshet qendrore janë bërë pa studime inxhinierike.
"Edhe pse janë harxhuar 500 milion euro sheshe, ato janë bërë pa investime serioze në kanalizime për shmangien e përmbytjeve. Kanë ardhur ca arkitektë të huaj, kanë bërë qendrat, i kanë fotografuar dhe janë larguar. Ndërkohë në këto projekte nuk ka patur inxhinierë për sheshet."- shtoi më tej Spahiu./TPZ.AL/