AKTUALITET, 9 Dhjetor 2017, 11:28

Misteri i vrasjes së vëllait të ish deputetit. Pse familjarët e njoftuan policinë 6 orë me vonesë?

Misteri i vrasjes së vëllait të ish deputetit. Pse

Aleksandër Ndoka, 48 vjeç u qëllua për vdekje pranë banesës në lagjen “Nënë Tereza” nga persona të paidentifikuar, që mendohet se kanë qenë dy. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:30.

Ndoka është gjetur nga familjarët para banesës i vdekur në makinën e tij tip “Mitsubish”, me targa AA 382 SE, por ata e kanë lajmëruar policinë 6 orë me vonesë, rreth orësh 4:25, njofton Report tv. ndërsa kur janë marrë në pyetje kanë deklaruar se e kanë dëgjuar zhurmën, por ‘menduam që kanë qenë fishekzjarre’.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit ndodhet në vendin e ngjarjes ku po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Po kontrollohen hyrje­ daljet në Shqipëri të personave të panjohur apo skeduar nga Kosova apo vende të tjera.