TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dasmat e vipave shqiptarë gjatë kësaj periudhe, morën vëmendjen e gjithë portaleve dhe mediave në vend. Sigurisht zgjoi dhe dëshirën e shumë të tjerëve për të bërë dhe ata një dasmë, të cilën për shkak të angazhimeve, akoma nuk e kanë bërë. Ndër to është dhe çifti Miriam Cani me Alban Skenderaj, dyshja më e adhuruar e showbiz-it shqiptar.
E ftuar në emisionin “Wake Up”, në Top Channel, Miriami rrëfeu më në fund se ajo dhe Alban Skënderaj, nuk e kanë eliminuar mundësinë e të bërit një dasmë.
“Të lutem mos e prek këtë temë, është temë shumë delikate. E kemi diskutuar shumë herë këto vite, por në radhë të parë duhet të gjejmë kohën sepse me angazhimet profesionale dhe pastaj me ardhjen e Amelisë s’na shkonte ndërmend”, - u shpreh Cani, pasi u pyet nga moderatori Eno Popi nëse ajo dhe Albani do të bënin një dasmë.
“Ne jemi tipa pak të tërhequr, por një gjë është e sigurt, një ditë do ndodhë. Kur të na vijë natyrshëm, do e bëjmë, pa planifikime”, - u shpreh këngëtarja, e cila tashmë po përgatitet për spektaklin “The Voice Kids”, ku do të jetë në rolin e trajnerës. Xing.al