TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ky sezon për disa moderator televizivë erdhi ndryshe, me lëvizshmëri dhe projekte të reja. Pavarësisht lëvizshmërisë së tyre nga njëra media në tjetrën, programet që morën përsipër të zhvillojnë, mbeten për një periudhë të gjatë një enigmë, duke mos zbuluar detaje për to.
Monitor.al ka zbuluar përmes drejtuesve të programacionit në Top Channel, TV Klan dhe Vizion Plus programet e tyre , duke zbardhur dhe një nga misteret më të mëdha, programin që do të drejtojë Luana Vjollca.
“Shiko kush luan në Top Channel” dhe “VIP në shtëpi” janë dy programe të reja që do të nisin në Top Channel dhe sipas Monitor, një prej tyre do të prezantohet nga Luana.
Në Top Channel, sipas Monitor, do të nisë edhe Big Brother Vip dhe do të rifillojë “100 milionë”, përveç emisionit "Dua të bëj të lumtur" dhe "The Voice Kids" që tashmë kanë nisur përgatitjet.
Në Tv Klan pritet që Marina Vjollca të nisë spektaklin "C'est la vie". Aty, 8 këngëtarë të rinj do të konkurrojnë me 8 personazhe të njohur, ndërsa pas këtij spektakli, sezonin e ardhshëm do të fillojë një tjetër program ku fëmijët do të konkurrojnë në muzikë, balet dhe instrumente, si dhe një program ku do të flitet për operacionet plastike dhe një për udhëtimet "Travelling", që do transmetohet në fundjavë