LIFESTYLE, 11 Tetor 2017, 16:22

Njihuni me infermieren më të nxehtë në botë!

Ka rreth 3.6 milion ndjekës në Instagram dhe fotografitë e saj janë përfolur si fotot më joshëse në mbarë botën.

 

Lauren, 31 vjeç nga Florida, është e lidhur shumë fort me kujdesin ndaj shëndetit, mirëqenies dhe cilësisë së jetës. Ajo beson se një mënyrë jetese aktive është çelësi i shëndetit të qëndrueshëm.

Si një infermiere përgjatë 8 viteve, 31 vjeçarja duke u ndjerë e lodhur, e ngarkuar, mbipeshë, e pakënaqur, vendosi që një ditë të merrte në duar kontrollin e jetës së saj. Ndaj filloi të ushtrojë pasionin e saj për shëndetin që në moshën 16 vjeçe, duke ndihmuar dhe promovuar kështu, vlerat e shëndetit dhe tek pacientët dhe klientët e saj.

“Dua të jem një grua e shëndetshme, e aftë, e fortë dhe e sigurt, dhe dua të parandaloj sëmundjet dhe përdorimin e pilulave dhe medikamenteve. Doja të ndryshoja jetën time në të mirë dhe desha të ndihmoja të tjerët para se të humbnin kontrollin e shëndetit të tyre. Ndaj mendova që stilet e jetesës aktive, zvogëlojnë rrezikun e sëmundjes dhe promovojnë mirëqenien e përgjithshme", tha Lauren. tpz.al