TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Teksa është një nga vendet më të goditura nga pandemia e koronavirusit ku po përballet me mijëra viktima, New York do të anullojë për muajin maj të gjitha aktivitetet e parashikuara. Ky fakt u bë i ditur nga kryebashkiaku Bill de Blasio gjatë një konference për mediat ditën e sotme.
Ai pohoi se bashkia nuk do të lejojë asnjë leje për zhvillim të aktiviteteve, ndërkohë që ngjarjet si gjysma e maratonës së Bruklinit do të anullohen.
Kryebashkiaku shtoi se, zyra e tij aktualisht po bisedon me planifikuesit e ngjarjeve për muajin qershor. Kujtojmë se deri më tani në New York kanë humbur jetën 11 mijë persona nga virusi vdekjeprurës.