AKTUALITET, 17 Prill 2020, 17:13

Klodian Tomorri: Riatdhesimi i shqiptarëve, monopol ekonomik i ngritur mbi "Air Albania"

Klodian Tomorri: Riatdhesimi i shqiptarëve, monopol ekonomik i ngritur mbi

Në një lidhje direkte me studion e lajmeve në "Tv T", Tomorri tha se nuk mund të flitet për humanizëm kur qytetarët shqiptarë detyrohen të kthehen duke paguar biletën dhe hotelin-karantinë për dy javë.

Nuk mund të quhet mision humanitar kur paguajnë para. Është një sistem,  që ngjan si monopol ekonomik i ngritur mbi Air Albania, që ka marrë rolin e agjencisë ajrore, agjencisë  turistike etj. Është një skemë e çuditshme që nuk ka precedent. Ata qytetarë që kanë mbetur jashtë dhe mund të kenë qenë pa të ardhura, për shkak të qëndrimit të gjatë, do të paguajnë jo vetëm biletën e kthimit, por edhe karantinën”, tha ai.

Ndërsa në lidhje me rritjen e të papunëve për shkak të situatës së koronavirusit, Tomorri tha se shifra mund të shkojë përtej 55 mijë personave.

55 mijë të larguar nga 12 marsi. Mendoj që shifra do të shkojë më lartë, sepse ka pasur pritshmëri nga biznesi. Ajo që kanë deklaruar shoqatat e biznesit është se do të largohen edhe 30 mijë punonjës të tjerë. Nuk e di nëse është mjet presioni ndaj qeverisë apo diçka që do të ndodhë me të vërtetë. Por shuma është e sigurt se do të rritet”, tha ai.