AKTUALITET, 17 Prill 2020, 16:54

Rama fal nëntë mijë gjobat për këmbësorët dhe makinat: Nuk bëhem si Enveri!

Rama fal nëntë mijë gjobat për këmbësorët dhe

Edi Rama ka deklaruar se do të falen të gjitha gjobat e vendosura deri tani për këmbësorët dhe makinat që kanë thyer masat e COVID-19.

Rama thekson se nuk planifikon të bëhet si ish-diktatori Enver Hoxha.

“Sot dua t’iu jap një provë të thjeshtë për shkak se ndëshkiemet nuk janë as plan për t’u bërë si Enveri  dhe as dëshirë e shpirtit tim diktatorial.” – u shpreh Rama.

Sipas tij ndëshkimet e rrepta dhe të pakthyeshme do të fillojnë nga java tjetër me hyrjen në fuqi të dënimeve të reja pas miratimit të ndryshimeve në Kodin Penal ditën e djeshme në Kuvend.

Kjo do të thotë se 7 mijë e 107 qytetarë që kanë thyer masat si këmbësorë nuk do paguajnë gjobën 10 mijë lekë teksa 1 mijë e 941 shoferëve që u është bllokuar mjeti apo automjeti, patenta dhe është dënuar me gjobë do i kthehet automjeti apo mjeti, patenta si dhe nuk do paguajnë gjobë.

“Shëndeti mbi të gjitha. Falë jush është krenaria legjitime për bilancin e derikëtushëm për këtë betejë kombëtare.

Së dyti jua them sot se sa keq do të ishim po mos kishim bërë gjithçka kemi bërë këtu. Teksa fillojmë hapemi se secili, çdonjëri prej jush bilanci i sotëm mund të përmbyset nëse harrojmë që armiku i padikshëm është kudo, mes nesh, në çdo moment të përfitojë nga gabimi më i vogël. 

Vendosëm një kornizë të re masash ndëshkuese, penale dje në Kuvend.. Ka disa tipa që jeta më ka mësuar që nuk ndryshojnë dhe nuk reflektojnë në asnjë kohë, se nuk i lë mllefi, injoranca, ligësia apo mendësi se mund të japin mend. Këta tipa qofshin ngelësa tipikë me analista në skype apo me rpofil fallco. U hodhën përpjetë për të mbrojtur demokracinë, nga çfarë nga mbushja e vakumit në Kodin penal që ishte pa asnjë rresht për një situatë epidemia. Nuk kam asnjë problem me ta, e kanë me veten.Jo unë po as zoti nuk ua zgjidh dot.

Dua t’ju siguroj të më beson se Kodi Penal ka vetëm një qëllim mbrojtjen e jetës dhe familjes tuaj nga abuziemt që mund të kërcënojnë secilin prej jush.

Sot dua t’ju jap një provë të thjeshtë për shkak se ndëshkimet nuk janë as plan për t’u bërë si Enveri as dëshirë e shpirtit tim diktatorial. Për ta forcuar dëshirën kolektive dhe një pakicë nuk mund të lejojë të gërryejë rezistencën dhe të hedhë në lumë gjithë këtë rezistencë duke hedhur në lumë.

Jan ekzekutuar 7 mijë e 107 gjoba për këmbësorët dhe për automjetet të cilat kemi vendosur që t’i falim të gjitha por që nga java tjetër me ndryshimet në Kodin Penal ndëshkimet janë të pakthyeshme.  Nga java tjetër startojmë të gjithë të barabartë”- u shpreh Rama.