AKTUALITET, 17 Prill 2020, 19:41

Itali, presidenti i Këshillit të Lartë të Shëndetësisë: Kemi ndaluar përhapjen e koronavirusit në qendër dhe jug të vendit

Itali, presidenti i Këshillit të Lartë të

Edhe pse në pjesën veriorë të Italisë numri i të infektuarve me koronavirus rritet çdo ditë sidomos në Lombardi në pjesën qendrore dhe jugore të shtetit fqinj shifrat janë shumë më të ulëta.

Kështu ka bërë me dije presidenti i Këshillit të Lartë të Shëndetësisë në Itali, Franco Locatelli gjatë konferencës së ditës së sotme të Emergjencave Civile.

“Të jesh në gjendje të parandalosh përhapjen e koronavirusit në pjesën qendrore dhe jugore është shenjë shumë e mirë. Kjo është vërtetuar plotësisht nga shifrat.

Në 13 rajone dhe provinca në vend ka një ulje të rasteve me vdekje, madje në dy rajone nuk ka asnjë person që ka ndërruar jetë”- ka thënë Franco Locatelli.

Në 24 orët e fundit në Itali kanë ndërruar jetë 575 persona duke e çuar në 22.745 numrin total të vdekjeve. Ndërkohë të shëruarit janë 42.727 2.563 më shumë se një ditë më parë.