TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar sot të gjithë qytetarët se nesër në orën 12:00 do të mbyllen aplikimet për për të gjitha ata që përfitojnë ndihmë nga paketa e parë ekonomike.
Në një njoftim në mediat sociale, Tatimet shkruajnë se të gjithë përfituesit e paketës së dytë do të kenë mundëis të aplikojnë pas datës 21 prill.
“Te nderuar bashkeqytetare Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve ju njofton se aplikimet per te gjithe perfituesit e paketes se pare ekonomike do te mbyllen diten e neserme date 18 Prill ne oren 12:00!Gjithashtu deshirojme tju bejme me dije se per te gjithe perfituesit e paketes se dyte ekonomike,aplikimet do te fillojne diten e marte ne date 21 Prill! Ju falenderojme per vemendjen tuaj dhe ju urojme nje fundjave te qete!”, shkruhet në njoftim.
Sipas udhëzimeve të qeverisë, në paketën e parë përfitojnë të gjithë ata që kanë pasur një biznes të vogël dhe u është mbyllur me urdhër të Ministrisë së Shëndetësisë. Por dhe për ata punëtorët që kanë mbetur pa punë nga këto urdhra.