AKTUALITET, 17 Prill 2020, 18:45

Arrestohet shqiptari i rrezikshëm, shihni si realizoi dy shpërthime me bombë. Një i penduar i drejtësisë e fundosi….

Arrestohet shqiptari i rrezikshëm, shihni si realizoi dy shpërthime me


Një i ri shqiptar ka përfunduar në prangat e policisë italiane dy ditë më parë, pasi akuzohet për kryerjen e dy shpërthimeve me lëndë eksplozive.

Në pranga ka përfunduar 32 vjeçari Erjon Rameta i njohur edhe si “Antonio”.

Sulmet me bomba ndodhën në në Foggia kundër restorantit “Poseidon” dhe qendrës për të moshuarit “Il Sorriso di Stefano” përkatësisht në 12 nëntor 2019 dhe 16 janar të këtij viti.

Hetuesit kanë dy video të kamerave të sigurisë në dispozicion duke arritur në konkluzionin se Rametaj ishte autor i dyshuar i ngjarjeve, i cili ecte me biçikletë dhe përdorte një kapuç për të mbuluar pjesën e fytyrës.

Kamerat e sigurisë sipas mediave italiane kanë filmuar edhe një tatuazh që është i ngjashëm me atë që ka i dyshuari.

Për të përkeqësuar pozicionin e 32 vjeçarit ekzistojnë edhe deklaratat e të penduarit Carlo Verderosa (ish-klani Moretti-Pellegrino-Lanza, bashkëpunëtor i drejtësisë që nga 18 dhjetori 2019), i cili u tha prokurorëve se e njihte Rametën si tregtar droge që furnizonte veten me kokainë nga grupe mafioze, duke e konsideruar atë si një njeri në dispozicion të klaneve.

https://youtu.be/u1ZiF1s7kwo