AKTUALITET, 17 Prill 2020, 19:30

Video/ Albana Vokshi: Faktet, Rama gënjen, qeveria u dha ndihma vetëm 4 mijë familjeve

Video/ Albana Vokshi: Faktet, Rama gënjen, qeveria u dha ndihma vetëm

Ish-deputetja e PD-së, Albana Vokshi, ka denoncuar nëpërmjet një video gënjeshtrat e Ramës me ndihmat për familjet në nevojë, ku deri më tani janë ndihmuar katër mijë të tilla, ndryshe nga sa thotë Rama, njëherë 200 mijë, njëherë 600 mijë.

'Nuk ka asgjë për t’u besuar në ato që thotë Edi Rama. Faktet tregojnë se qeveria i ka braktisur njerëzit në skamje. Ata përdoren për të pozuar për facebookun e Edi Ramës dhe njëherë dalin 600 mijë, një herë 200 mijë, varet nga nevoja e çastit për propagandë.

Fatkeqësisht, e vërteta nuk ka lidhje me ato që thotë Edi Rama dhe kopjet e tij më qeveri. Dokumentat zyrtarë tregojnë se qeveria ka shpërndarë ushqime vetëm për 4 mijë familje në të gjithë vendin. Një skandal i vërtetë, po të llogarisësh milionat e eurove që shoërdorohen me koncesione dhe tendera sekretë korruptivë.', shkruan Vokshi.