AKTUALITET, 17 Prill 2020, 18:39

Bardhi i përgjigjet Ramës: Anulo koncensionet, nuk ikën dot përgjegjësisë për t’u siguruar shqiptarëve pagën e mbijetesës

Bardhi i përgjigjet Ramës: Anulo koncensionet, nuk ikën dot


Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratës së Ramës, i cili njoftoi nisjen e masave lehtësuese.

Në një postim në Facebook, Bardhi shkruan se Rama nuk mund t’i ikë përgjegjësisë për t’u siguruar shqiptarëve pagën e mbijetesës. Numri 2 i PD shton se qeveria duhet të ndalë korrupsionin me tendera dhe të anulojë koncensionet.

Edi Rama nuk mund dhe nuk duhet ti ikë përgjegjësisë si Kryeministër për t’u siguruar shqiptarëve të paktën pagën e mbijetesës. Për qytetarët nuk ka para, nuk ka ushqim, thotë Edi Rama,- sepse kanë rënë të ardhurat, ndërsa për oligarkët vazhdojnë pagesat dhe nën mbishkrimin sekret kryehet vjedhje e jashtëzakonshme e parave të qytetarëve me tenderat në këtë kohë krize. Paratë janë. Mjafton të ndalësh korrupsionin me tendera dhe të anullosh koncesionet korruptive. Qytetarët kanë nevojë për mbshtetje, jo për propagandë e justifikime bajate”, shkruan Bardhi.