TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjykata e Apelit të Durrësit, në një vendim të marrë sot ka rrëzuar kërkesën e Shoqërisë Civile, e cila kishte ngritur padi ndaj kreut të Bashkisë Durrës, Vangjush Dako.
Sipas informacioneve Apeli ka vendosur që të rrëzojë këtë kërkesë të tyre dhe është shprehur se Dako nuk ka konsumuar asnjë vepër penale me rastin e ndërtimit të Velierës.
Me herët edhe gjykata e shkallës së parë kishte dal në këtë përfundim, por Shoqëria Civile e kishte ankimuar në Apel.
Kujtojmë që çështja e Velirës ka më shumë se dy vite që po endet dyerve të gjykatave dhe nuk po merr zgjidhje. Disa shoqata të Shoqërisë Civile e kundërshtojnë këtë projekt, pasi sipas tyre janë shkelur disa ligje dhe dëmtohet trashëgimia kulturore.
Më herët, Prokuroria e Durrësit kishte mbyllur hetimet për çështjen Veliera dhe i kërkoi gjykatës të pushoj çështjen. Burime nga prokuroria thonë se nuk janë konstatuar shkelje procedurale.