AKTUALITET, 22 Janar 2019, 14:26

Policia kontroll “blic”, zbulohet lokali i basteve

Policia kontroll “blic”, zbulohet lokali i basteve

Policia e Elbasanit, ka ushtruar kontrolle të befasishme në kuadër të zbatimit të planit të masave për evidentimin e ushtrimit dhe zhvillimit të kundraligjshëm të lojërave të fatit.

Gjatë kontrollit është zbuluar një lokal ku ende luheshin baste. Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale një monitor dhe një njësi.

Po kështu është proceduar penalisht pronari i subjektit shtetasi L.Sh., 53 vjeç, banues në Elbasan, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Organizimi i lotarive të palejuara”.

Policia e Elbasanit do vijojë kontrollet e pandërprera në të gjithë territorin e Qarkut.

Policia e Shtetit fton cilindo të denoncojë falas në numrin 112 ose përmes aplikacionit ‘Komisariati Digjital’, çdo veprimtari të tillë të kundraligjshme, duke ju garantuar reagim të shpejtë dhe të paanshëm.