TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas valës së shkarkimit në rradhët drejtuese në ARRSH dhe në Portin e Durrësit, Partia Demokratike në një dalje për mediat e ka cilësuar si një metodë të kryeministrit, Edi Rama për të mbrojtur projektin e Unazës së Madhe.
Përmes deputetes Dhurata Çupi, PD thekson se DH Albania ka lidhje të ngushtë me kryeministrin.
“Tenderi i Unazës së madhe u mbrojt nga Rama me shkarkimin e drejtoreve. DH Albania është kompani me lidhje të drejtpërdrejtë me Edi Ramën. Tenderi 20 milionë euro për 1 km rrugë duhet të anulohet.
Sot Rama përdori zonjën 5 milionë dollarë të doganës për të mashtruar studentët. Protesta është e vetmja rrugë për frikacakun Edi Rama.- u shpreh deputetja Dhurata Çupi.
Kujtojmë që sot u shkarkua drejtori i ARRSH, Afrim Qendro dhe drejtori i Portit të Durrësit, Afrim Bakaj me urdhër të ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.
Qendro ka qenë një nga emrat e përfolur kohët e fundit, pas shpërthimit të skandalit me “DH Albania”.