BOTA, 17 Nëntor 2017, 08:59

Vdes bosi i "Cosa Nostra"-s Toto Riina

Vdes bosi i "Cosa Nostra"-s  Toto Riina

Bosi i njohur i mafies siçiliane Salvadore Toto Riina është ndarë sot nga jeta në moshën 87 vjeçare raportojnë mediat italiane.

Riina, bosi famëkeq i organizatës Cosa Nostra , u burgos në vitin 1993. Ai po vuante 26 burgime të përjetëshme dhe besohet se ka urdhëruar më shumë se 150 vrasje, mes të cilave edhe atentatet e ’92-shit, ku humbën jetën  gjykatësit Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellino.

Ai nuk ka treguar asnjëherë, as edhe një gram pendesë. Vetëm 3 vite më parë, duke folur në burg me një tjetër të burgosur, ishte mburrur me vrasjen e Falcones dhe vazhdonte ndërkohë të kërcënonte me jetë gjykatësit.

TPZ.al