TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Papa Françesku është bërë pronar i një Lamborghini Huracan, që e mori dhuratë nga shefi ekzekutiv i kompanisë italiane.
Megjithatë, ai ka vendosur menjëherë ta shesë përmes një ankandi për bamirësi.
Modeli Huracan me vijë gold në mesin e saj u prezantua para Papa Françeskut në rezidencën e tij në Vatikan.
Tani makina do të dalë në ankandin e “Sotheby” dhe paratë e fituara do të shkojnë për tre qëllime humanitare: Rregullimi i fshatit në Nineveh Plain në Irak, asistim të viktimave të trafikimit dhe vullnetarëve në Afrikë.
Modeli bazë i Huracanit, që kushton 250 mijë dollarë, debutoi në mars të vitit 2014 në Gjeneva Auto Show.
Ai ka motor me 610 kuajfuqi.