BOTA, 15 Nëntor 2017, 10:45

Rusi; Rrëzohet aeroplani, 6 persona të vdekur

Rusi; Rrëzohet aeroplani, 6 persona të vdekur

Autoritetet  Ruse kanë bërë  me dije se  rrëzimi i një aeroplani në Lindjen e Largët të këtij vendi,kanë humbur jetë 6 persona, dy pilotë dhe katër ushtarë.

Kjo përplasje ka ndodhur sot afër qytetit Nelkan, që është 1 mijë kilometra në veri të kryeqytetit rajonal, Khabarovsk.

Aeroplani ishte me dy motërë i tipit, L-410, prodhim i Çekisë dhe ishte pronë e kompansië rajonale ajrore në Khabarovsk.

Nesër në këtë rajon është shpallur ditë zie për viktimat e përplasjes së aeroplanit.

Për këtë incident kanë filluar hetimet nga policia për të zbuluar shkaqet.