BOTA, 15 Nëntor 2017, 14:22

Tjetër skandal/ Gruaja akuzon ish presidentin Bush: Më futi duart

Ish-presidenti amerikan Xhorxh Bush i madhi, është vendosur sërish nën akuzë për ngacmim seksual. Roslyn Corrigan është gruaja e 6-të, e cila akuzon ish-presidentin, i cili aktualisht është 93-vjeç.

Ajo rrëfen se u ngacmua seksualisht nga presidenti në vitin 2003, kur ishte vetëm 16-vjeçe. Roslyn tregon se me ish-presidentin Bush është takuar në Teksas, ku babai i saj që shërbente në CIA ndodhej për një takim zyrtar. “Kam qenë vërtetë shumë e hutuar, isha një vajzë e vogël”, thotë ajo referuar ngacmimit nga presidenti.

Ajo pretendon se incidenti ndodhi ndërsa po bënte një foto me nënë dhe ish presidentin, i cili e ka prekur në të pasmet. Në atë moment ajo nuk reagoi, por më vonë pasi presidenti u largua, ajo ia rrëfeu të gjitha